POLITIKA E PRIVATËSISË
Politika e privatësisë jep informacione të përgjithshme për përpunimin e të dhënave personale kur e vizitoni web - faqen tonë https://www.crm.com.mk/ ose jeni shfrytëzues i ndonjë shërbimi tjetër nga e njejta. Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejshëm RQ:) i mbledh vetëm ato të dhëna personale të cilat janë të nevojshme për të kryer detyrat dhe autorizimet ligjore.
Regjistri Qendror për mbrojtje nga kyqja dhe përdorim te pa’autorizuar i të dhënave personale të përdoruesve të saj dhe subjekteve për të cilat ruan/përpunon të dhëna,i ndërmer të gjitha masat e duhura teknike dhe organizative, në perputhje me rregulloren ligjore dhe aktet nënligjore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, Rregullorja për masat teknike dhe organizative për të siguruar fshehtësinë dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale të RQ, Politika e sigurisë së informacionit dhe akteve tjera relevante.
Informacione lidhur me perpunimin e të dhënave personale
- Kontrollues i të dhënave personale është RQ me seli në Shkup në Bul.Kuzman Josifovski Pitu Nr.1.
- Të dhënat personale mblidhen për qëllime konkrete, të qarta dhe qellimet te vërtetuara ligjërisht dhe përpunohen në mënyrë që të jetë në përputhje me ato qëllime dhe në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonis së Veriut Nr.42 me datë 16.02.2020).
- RQ aplikon masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale që siguron:
Konfidencialitetin – mbrojtjen e të dhënave nga zbulimi dhe aksesit të pa’autorizuar.
Integriteti – sigurimi i saktësisë dhe vërtetësisë që do të thotë se të dhënat nuk ndryshohen në asnjë mënyrë të pa’autorizuar.
Disponueshmëria – sigurimin e kyqjes të shfrytëzuesve të autorizuar dhe sistemeve të informacioneve deri tek të dhënat kur ajo është e nevojshme.
Pakthyeshmëria – sigurimi i provave që nuk lejojnë mohimin.
RQ mbledh të dhëna nga :
- Përdorues pa dhe përdorues me profil në web faqen e Regjistrit Qendror - https://www.crm.com.mk/
- RQ automatikisht mbledh të dhëna që shfrytezohen për të analizuar vizitat, gjegjësisht shfrytëzimin e web faqes dhe sigurin e informacionit të saj. Më shum informacione për shfytëzimin e cookies janë dhëne në politikën e shfrytëzimit të cooki-t në web lokacionin vijues https://www.crm.com.mk/mk/za-tsrrsm/kolachinja-i-serverski-dnevnik.
- Personat juridik dhe fizik në lidhje me paraqitjen e aplikacioneve për regjistrim, ndryshim dhe/ose fshirje dhe kërkesa për të dhëna dhe informacione nga regjistrat individual të udhëhequr nga RQ dhe shërbime tjera nga RQ.
Këto aplikacione/kërkesa përmbajnë informacione për dorëzuesin e aplikacionit/kërkesës dhe të dhëna personale të personave të tjerë të përfshirë në aplikim/kërkesë ku është e nevojshme të veprojnë në përputhje me autorizim ligjor të RQ.
- Personat që parashtrojnë pyetje, kërkojnë të dhëna dhe informacione, kanë ankesa, komplimente ose kërkesa të tjera në lidhje me fushën e punës të RQ.
Këto kërkesa zkonisht përmbajnë të dhëna personale, të cilat kanë një fushë të kufizuar (p.sh.emri mbiemri dhe të dhëna për kontakt ) duhet të jen të lidhura për nevojat e tyre dhe janë në përgjegjësinë e personit që e paraqet kërkesën. P.sh. Ligji për qasje të lirë në informacioneve publike ose ligj tjetër, në menyrë që të përpunohen kërkesat për qasje në informacion nga aplikuesit kërkohet të dorëzojnë të dhëna të caktuara.
Kategoritë e të dhënave që përpunohen:
Të dhëna nga vizitat në web faqen
- Kur vizitoni web faqen e RQ, për secilin përdorues (me ose pa profil përdoruesi ) krijohen shënime ditari me të dhënat e mëposhtme:
IP Adresa;
Paisja nga e cila hyn përdoruesi, lloji dhe modeli;
Sistemi operativ;
Lloji i shfletuesit, plugins dhe version;
Faqet e vizituara në web faqen e RQ dhe koha e përdorimit/kalimit në secilën faqe;
URL e faqes nga e cila u transferua në web faqen e RQ dhe në disa raste, terminet që i kanë përdorur në përpjekje për të gjetur faqen e Regjistrit Qendror.
Gjuha e kërkuesit që ata përdorin.
Shteti
Parametrat e të dhënave në bazë të të cilave është kryer kërkimi i të dhënave.
Llogot e serverit ruhen në mënyrë të rregullt nga rregulloret interne të miratuara në përputhje me rregulloret pozitive ligjore. Përdoruesi me kërkesë të tij mundë të informohet për më shumë detaje.
Të dhënat që përdoruesit i paraqesin vullnetarisht
- Përdoruesit që hyjn në web faqen e RQ mundë të ndahen në dy kategori. Përdorues me profil dhe përdorues pa profil.
- Për përdoruesit pa profil evidentohet IP adresa nga e cila ata hyjnë dhe përdorin shërbimet e përgjithshme të ofruara nga web faqja e RQ.
- Për përdoruesit me profil, përdoruesi përveç IP adresës evidentohen të dhëna që janë të nevojshme për të krijuar profilin sepse ata përdorin shërbime që i ofron RQ, për të cilat kërkohet vërtetim i duhur (vërtetim i identitetit të përdoruesit) dhe autorizim të duhur (vërtetimin e të drejtave - autorizime për përdorim).
- RQ të dhënat i mbledh nga përdoruesit e web faqes të RQ, janë ata të cilët vullnetarisht i kanë dorëzuar për qëllime konkrete (aplikacione për regjistrim në regjistra ose kërkesa për informacione nga regjistri) si do ti mundësohej RQ ti realizoj autorizimet ligjore lidhur me shërbimet, kujdesin ndaj përdoruesve, për ankesa, lavdrata ose konsultime duke parashtruar pyetje dhe/ose mendime për tema të ndryshme ne fushen e punës të RQ, për hetim, për të siguruar informacione të kthyeshme ose për të kërkuar ndonjë shërbim tjetër të RQ.
Të drejtat e kontrolluesit lidhur me veprimet dhe keqpërdorim të veprimeve joligjore .
Përderisa RQ konstaton se përdoruesi ka keqpërdorur hyrjen në web faqe në mënyrë të paligjshme të fitoj qasje në informacione dhe aplikacione me qëllim për ta bërë web faqen RQ të pa arritshme për përdorim, në këtë rast është e mundur të përdoren të dhënat e evidentuara dhe të dorëzohen te organet kompetente të cilët janë përgjëgjës për zbulimin dhe sanksionimin e keqpërdorimit ne lidhje me përdorimin e paligjshëm të web faqeve dhe krimit kibernetik.
- Si grumbullohen (mblidhen) të dhënat personale
- Të dhënat personale grumbullohen (mblidhen) përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë:
- Perdorimi i web faqes të RQ, përmes sistemit të centralizuar për menaxhim me profilin e përdoruesit dhe të gjitha sistemeve tjera informatike që përdoren për regjistrimin dhe distribuim i të dhënave dhe informacioneve, gjegjësisht për përmbushjen e kompetencave të vërtetuara me ligj të RQ;
- Kontakt e-mail adresa e RQ të disponueshme në web faqen dhe
- Forma tjera për kontakt të disponueshme në web faqe.
Aktivitetet e përpunimit i të dhënave personale:
- RQ përpunon të dhëna personale me ligj për qellime të caktuara, me qëllim për kryerjen e veprimtarisë së tij në përputhje me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
- RQ nuk ndan të dhëna për përdoruesit dhe/ose vizitës se tij në web faqen e RQ, me palë të treta, përveq në rastet e mëposhtme.
Në rastin e angazhimit të ofruesve të shërbimeve nëse RQ i angazhon si përpunues me qka do të jen të detyruar të veprojnë me rregulloren e RQ dhe të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale që përpunohen gjatë sigurimit të atyre shërbimeve.
Me kërkesë të gjykatës, policisë ose organeve tjera dhe trupa për të ushtruar kompetencat e tyre dhe vetëm nëse egziston një baze ligjore për te.
Koha e rruajtjes së të dhënave të grumbulluara (mbledhura).
- Të dhënat që i mbledh RQ ruhen në perputhje me ligjin dhe periudhën e duhur për të aritur qëllimin e përpunimit janë të vërtetuara me afate për rruajtjen e të dhënave personale të RQ.
Të drejtat në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
- Të jenë të informuar për përpunimin e të dhënave personale ose të drejtën për t’u informuar në lidhje me përpunimin e të dhënave personale;
- E drejta për të hyrë në të dhënat personale;
- E drejta për korigjimin dhe fshirjen në të dhëna personale;
- E drejta në kufizimin në përpunimin në të dhëna personale;
- E drejta për të kundërshtuar;
- Për informacione shtesë dhe/ose realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e të dhënave personale, çdo vizitor ose shfrytëzues mundë të kontaktoj zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale të RQ, ku të dhënat për kontakt janë publikuar në web faqe.
Të drejtën për të paraqitur ankesa në RQ
- Nëse konsiderohet se mënyra në të cilën RQ i përpunon të dhënat personale, shkelen dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, mundë të parashtrohet ankesë në RQ, në përputhje me Ligjin për të mbrojtur të dhënat personale.
- Ankesa mundë të dorëzohen përmes web faqes të RQ ose në cilën do mënyrë tjetër përmes kontakt informacioneve të shpallur në pjesën për KONTAKT.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
- Politika e privatësisë rregullisht do të ndryshohet, plotësohet dhe harmonizohet në përputhje të ndryshimeve që kanë ndodhur dhe eventualisht në bazë të ndryshimeve ligjore.
Mbrojtja nga keqpërdorimi
RQ i ndërmer të gjitha masat teknike dhe masat organizative për mbrojtje të të dhënave personale nga kyqja e pa autorizuar si dhe nga keqpërdorimi i tyre, duke përdorur kontrolle të rregullta dhe mehanizmat teknologjike më të ariturat më të reja në këtë fushë.
Politika për menaxhim me sistem për siguri në informacione në Regjistrin Qendror
Zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale – Dragan Filipovski 02/3288-220 - Dragan.Filipovski@crm.org.mk