Mirë se vini në ueb faqen e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut (në vazhdim të tekstit Regjistri Qendror).
Të gjitha të dhënat e publikuara në ueb faqen e Regjistrit Qendror janë të karakterit informativ dhe nuk mund të shkaktojnë të drejta ligjore ose efekte ligjore kundrejt Regjistrit Qendror.
Përdoruesi që krijoi llogarinë e tij përdoruese të Regjistrit Qendror është personalisht përgjegjës për mbrojtjen e fjalëkalimit të tij.
Përdoruesi përfundimtar detyrohet (merr përsipër) të respektojë regullat dhe kushtet të përcaktuara më poshtë në këtë tekst si dhe nuk do të riprodhonë, shpërndajë, përcjell, nuk do të shes cfar do përmbajtje, aplikacion, produkte ose shërbime të marra përmes uebfaqes pa miratimin paraprak nga Regjistri Qendror.
Regjistri Qendror ka të drejtën e plotë mbi përmbajtjen e plotë të ueb faqes. Çdo thyerje të kësaj politike mund të rezultoj me thyerjen të drejtave autoriale ose pronësi tjetër intelektuale dhe mund ta sjell përdoruesin përfundimtar deri te përgjegjësi civile ose/dhe përgjegjësi penale.
Me shfrytëzimin e ueb faqes, Ju pajtoheni se gjithmon do tëlini të dhëna të sakta në cdo pjesë të faqes ku është e nevojshme dhe regullisht do ti rpërtrini të njejtat që të përputhen me gjendjen faktike.
Nësë përdoruesi përfundimatë vendos që të arrij deri te ueb faqja nëpërmjet ndonjë linku tjetër, atë e bënë me vet rezikë.
Regjistri Qendror nuk përgjigjet për saktësin e të dhënva që shkruhen dhe regjistrohen në Regjistrin Qendror, për saktësin e të dhënave që udhëhiqen regjistër përgjigjet aplikuesi.
Në rast ndërprerje të shërbimeve përshkak problemit me internetin apo edhe problemve tjera që janë jashtë kontrollit të RQ, Regjistri Qendror do të mundohet në cfar do lloj mënyre si: rrjetet sociale ose shfrytëzimin e kontakteve të informon përdoruesit e saj për ndërprerjen e përkohëshme.
Regjistri Qendror e mbanë të drejtën që në cdo kohë të ndryshonë përmbajtjet dhe dizajnin e ueb faqes së saj, ose të plotësoj dhe ndryshon disa shërbime, në përpuethshmëri me regullativat ligjore.
Përdoruesi pajtohet që komunikimi i përcjellur në formë elektronike plotëson kërkesat dhe regullativat ligjore sikurse të jetë e përcjellur në formë të letrës dhe mund të shfrytëzohet si fakt i besueshëm.
Njoftimet nga Regjistri Qendror të dërguara deri tek e-mail adresa juaj të cilën e keni regjistruar nëllogarin tuaj ose na keni dhënë me ndonjë formë tjetër të komunikimit, do të konsiderohet se në mënyrë të rregullt janë dërguar në ditën e dërgimit të porosisë elektornike.