Vëmendje: Këto udhëzime dedikohen për përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësuesit e subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, përmbajuni udhëzimeve përkatëse të shërbimit „Fshirje dhe likuidim i shkurtuar (udhëzues për Agjentin e Regjistrimit)“.
Ky shërbim nënkupton mbylljen/fshirjen e personit juridik ne Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridik përmes procedurës së fshirjes së drejtëpërdrejtë të personit juridik ose përmes procedurës realizim i shkurtuar për likudim, në rastë kur procedura realizohet me ndërmjetësim të Agjentit të Regjistrimit. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit në përputhje me ligjet është mundësuar vetëm për lloje të caktuara të subjekteve. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit varet dhe nga autorizimet të cilët i posedojn lloj i ndryshëm i agjentëve. Në këtë lokacion mundë shihni listën e agjentëve të regjistrimit ku me ndërmjetësim të tyre mundë të bëni dorëzimin në RQRMV, si dhe ti kontrolloni autorizimet e tyre për dorëzim.
Nëse lloji i zgjedhur i subjektit nuk shfaqet më poshtë për përzgjedhje, ose përsëri dëshironi të dorëzoni fletëparaqitje për fshirje ose procedurë e shkurtuar për likuidim të pavarur pa ndërmjetësim të agjentit të regjistrimit, zgjedhni shërbimin „Fshirje e pavarur dhe likuidim i shkurtuar“.
Llojet e personave juridik që mundë ti nënshtrohen procedurës së fshirjes së drejtëpërdrejtë ose procedurës së shkurtuar për likuidim janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:
Lloji i personit juridik | Procedura | Mënyrat e mundëshme të dorëzimit |
---|---|---|
Tregtar individual (TI) | Fshirje | Të pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës. |
Përfaqësi | Fshirje | Të pavarur elektronike, ose përmes Agjeniti të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës. |
Shoqata | Likuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimit | Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Fondacion | Likuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimit | Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Formë organizative e organizatës së huaj (Degë e organizatës së huaj) | Likuidim në faza, OSE Procedurë e shkurtuar e likuidimit | Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Bashkësi e pronarëve | Fshirje | Të pavarur në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Subjekte të tjera të rregulluara me rregullore të veçanta | Në varësi të llojit të subjektit dhe regjistrit themelues për atë subjekt | Të pavarur në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Për kontroll të plotë se cilat procedura të likuidimit apo fshirjes janë mundësuar për llojet e ndryshëm të personave juridikë, shihni përgjigjet në seksionin e Pyetje të Parashtruara më Shpesh më poshtë në të dhënat për këtë shërbim.
Mundësi për likuidim në faza të personit juridik, shikoni shërbimet:
Këto shërbime janë të disponueshme vetëm për lloje të personave juridik për të cilët rregullorja ligjore mundëson një ndërprerje / pushim të tillë.
Ndërprerje/pushim i personit juridik mund të ndodhë edhe si rezultat i:
Gjat këmbimit sistematik të mëtejshëm të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohen edhe në:
Për më shumë informacionе mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit për fshirjes ose procedurës së shkurtuar të likuidimit, më poshtë zgjedhni llojin e subjektit për të cilin jeni të interesuar. Për më tepër, Regjistri Qendror bën regjistrimin edhe të personave të tjerë juridik. Kjo perfshin:
Formulari i mëposhtëm mundë të përdoret për këto lloje të subjekteve:
Për më shumë informacione, shihni rregulloren përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.