Vëmendje: Këto udhëzime dedikohen për përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësues të subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, përmbajuni udhëzimeve përkatëse të shërbimit „Likuidim i personit juridik në faza (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)“.
Ky shërbim nënkupton mbylljen e personit juridik në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë përmes kryerjes së procedurës për likudim vullnetar në faza, në rast se personi juridik dhe përfaqësuesi i tij ligjor kryejnë procedurën në mënyrë të pavarur (pa ndërmjetësim të gjentit të Regjistrimit). Për informacione në rast të përdorimit të Agjentit të Regjistrimit gjat likuidimit në faza, shihni shërbimin „Likudim i personit juridik në faza përmes Agjentit të Regjistrimit“.
Likuidimi vullnetar përfshin fazat e më poshtme:
Në tabelën e mëposhtme mundë ti shihni llojet e personave juridikë që mund t'i nënshtrohen procedurës së likuidimit në faza:
Lloji i personit juridik | Mënyrat e mundëshme të dorëzimit |
---|---|
Shoqëritë tregtare (ShA, ShPK, ShPKNjP, etj.) | Të pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës. |
Degë e shoqëris së huaj dhe tregtar individual i huaj; | Të pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës. |
Shoqatë | Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Fondacion | Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Formë organizative e organizatës së huaj (Degë e organizatës së huaj) | Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Institucion privat | Të pavarur në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Subjekte tjera të rregulluara me rregullore të veçantë | Të pavarur në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur. |
Për kontroll të plotë se cilat procedura të likuidimit ose fshirjes janë të mundshme për lloje të ndryshme të personave juridikë, shihni përgjigjet në seksionin Pyetje të Bëra më Shpesh më poshtë në të dhënat për këtë shërbim.
Për mundësinë për fshirje të drejtpërdrejtë ose procedura e shkurtuar për likuidim të personit juridik, shikoni shërbimet:
Këto shërbime janë të disponueshme vetëm për llojet e personave juridik për të cilët rregullorja ligjore lejon një ndërprerje/shuarje të tillë.
Ndërprerja/shuarja e personit juridik mund të ndodhë edhe si rezultat:
Përmes shkëmbimit sistematik të mëtejshëm të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohen edhe në:
Për dorëzim elektronik, të gjithë pjesëmarrësit në procedurë duhet të posedojnë certifikatë digjitale. Listën e plotë të lëshuesve të certifikatave digjitale të pranueshme për RQRMV mund ta shihni në këtë lokacion.
Për më shumë informacionе mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit për fazat e ndryshme të likuidimit, më poshtë zgjedhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më tepër, Regjistri Qendror bën regjistrimin edhe të personave të tjerë juridik. Kjo përfshin:
Formulari i mëposhtëm mundë të përdoret për këto lloje të subjekteve:
Për më shumë informacione, shihni rregulloren përkatëse ligjore ose drejtohuni te përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.