Aplikim i pavarur për themelim dhe regjistrim në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë

Vëmendje: Këto udhëzime kanë për qëllim përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësuesit e subjekteve. Nëse jeni Agjent Regjistrues, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Regjistrim i subjektit (udhëzime për agjentin regjistrues)“.

Në bazë të mënyrës së dorëzimit të parashikuar nga ligji për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim ju mundëson që në mënyrë të pavarur (pa ndërmjetësimin e një Agjenti të Regjistrimit) të aplikoni për themelimin e një subjekti të ri, si më poshtë:

Nëse dëshironi të themeloni një subjekt me ndihmën e një agjenti regjistrues, zgjidhni shërbimin „Regjistrimi i subjektit përmes agjentit regjistrues“. Regjistrimi përmes agjentit të regjistrimit sipas ligjeve është mundësuar vetëm për lloje të subjekteve të caktuara.

Për kontrollë të mënyrave të mundëshme të aplikimit në varësi të llojit të subjektit, shihni përgjigjet në pjesen e Pyetjeve të Bëra Shpesh më poshtë për të dhënat e këtij shërbimi.

Regjistrimi i një subjekti (SH.P.K, SH.P.K.NJ.P, Trgtar Individual, SH.A, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë paraqet shërbim të integruar që nënkupton regjistrimin e subjektit në regjistrin përkatës, si :

Për më shumë, përderisa është i përshtatshëm lloji i përzgjedhur i subjektit dhe forma e tij, aplikuesi nëse dëshiron mund të zgjedhë ne kornizën e të njejtës procedurë të:

Para se të dorëzoni kërkesë për themelim, këshilloheni të kontrolloni dhe rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.

Për më shumë informacione mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më shumë Regjistri Qendror bën regjistrimin e personave të tjerë juridikë. Kjo perfshin:

Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni regullativën ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.