Kërkesë e pavarur për regjistrimin e një ndryshimi në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë uridikë

Vëmendje: Këto udhëzime i dedikohen përdoruesëve të zakonshëm dhe përfaqësuesëve të subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, shihni udhëzimet përkatëse të shërbimit „Ndryshime në subjekt (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)“.

Në varësi të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim mundëson që në mënyrë të pavarur (pa ndërmjetësimin e një Agjenti të Regjistrimit) të paraqisni një kërkesë për ndryshimin të të dhënave për subjektin, si në:

Nëse dëshironi të ndryshoni të dhënat e subjektit me ndihmën e një agjenti regjistriues, zgjidhni shërbimin „Ndryshime në subjket përmes Agjentit të Regjistrimit“ . Ndryshimi përmes agjentit të regjistrimit në bazë të ligjeve është e mundur vetëm për lloje të caktuara të subjekteve.

Për rishikim të metodave të mundshme të paraqitjes në varësi nga lloji i subjektit, shikoni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Bëra Shpesh më poshtë në detajet e këtij shërbimi.

Ndryshimi i të dhënave për subjekte (SHPK, SHPKNJP, Trgtar Individual, SHA, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të Tjerë Juridikë mundëson evidentimin e të dhënave më aktuale zyrtare që vlejnë për subjektin. Përmes shkëmbimit të mëtejshëm sistematik të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohet në:

Nëse regjistrimin që ju bëni nenkupton ndryshim të emrit, këshillohet të kontrolloni dhe të rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.

Në vazhdim keni një listë të ndryshimeve që janë lëndë e regjistrimit për llojet më të zakonshme të subjekteve. Për më shumë informacione dhe mënyrën e paraqitjes, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar.

Ndryshimet e mundshme sipas llojit të subjektit

Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK / SHPKNJP), Tregtar Individual (TI), Shoqëri Aksionare (SHA), Filial (degë) i/e shoqëris së huaj dhe TI i huaj, Përfaqësi

Shoqata

Fondacione

Dega (Filiali) i/e një organizate të huaj

Bashkësi e Pronarëve / Bashkësi e Pronarëve në pjesë të ndara të ndërtesës së banimitа

Institucion shëndetësor privat, institucion shëndetësor privat – farmaci

Lloje tjera të subjekteve

Përveç llojeve të përmendura të subjekteve, Regjistri Qendror evidenton ndryshime për personat e tjerë juridikë. Kjo perfshin:

Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni rregullativën përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.