Fillimi i procedurës së likuidimit, regjistrimit të likuiduesit, shpalljes publike, ndryshimet, ndalimi i procedurës dhe fshirja e subjektit me procedurë të likuidimit përmes Agjentit të Regjistrimit.

Vëmendje: Këto udhëzime dedikohen për përdoruesit e zakonshëm dhe përfaqësuesit e subjekteve. Nëse jeni Agjent i Regjistrimit, përmbajuni udhëzimeve përkatëse të shërbimit Likudim i personit juridik në faza (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)“.

Ky shërbim nënkupton mbylljen e personit juridik në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë përmes kryerjes së procedurës për likudim vullnetar në faza, në rast kur personi juridik dhe përfaqësuesi i tij ligjor e kryejnë procedurën me ndërmjetësim të Agjentit të Regjistrimit. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit në bazë të ligjeve është mundësuar vetëm për lloje të caktuara të subjekteve. Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit varet dhe nga autorizimet të cilët i posedojn lloj i ndryshëm i agjentëve. Në këtë lokacion mundë shihni listë të agjentëve të regjistrimit ku me ndërmjetësimin e tyre mundë të bëni dorëzimin në RQRMV, si dhe ti kontrolloni autorizimet e tyre për dorëzim.

Nëse lloji i zgjedhur i subjektit nuk shfaqet më poshtë për përzgjedhje, ose përsëri dëshironi të dorëzoni kërkesë për likudim vullnetar në faza në mënyrë të pavarur ( pa ndërmjetësimin e agjentit të regjistrimit), zgjidhni shërbimin „Likuidim i pavarur i personit juridik në faza“.

Likuidimi vullnetar përfshin fazat e më poshtme:

Në tabelën e mëposhtëme mundë ti shihni llojet e personave juridikë që mund t'i nënshtrohen procedurës së likuidimit në faza:

Lloji i personit juridikMënyrat e mundëshme të dorëzimit
Shoqëritë tregtare (SHA, SHPK, SHPKNJP, etj.)Të pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
Filial (degë) e shoqëris së huaj dhe tregtar individual i huaj;Të pavarur elektronike, ose përmes Agjentit të Regjistrimit. Nuk ekziston mundësi për dorëzim në formë të letrës.
ShoqatëTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
FondacionTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Forma organizative e një organizate të huaj (Dega (filial) e një organizate të huaj)Të pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Institucion privatTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.
Subjekte të tjera të rregulluara me rregullore të veçantaTë pavarur elektronike, ose në formë të letrës. Dorëzimi përmes Agjentit të Regjistrimit nuk është e mundur.

Për një kontrollim të plotë se cilat procedura të likuidimit ose fshirjes janë të mundshme për lloje të ndryshme të personave juridikë, shihni përgjigjet në seksionin e Pyetje të Bëra më Shpesh më poshtë në të dhënat për këtë shërbim.

Për mundësinë e fshirjes së drejtëpërdrejtë ose procedura për likuidim të shkurtuar të subjektit juridik, shfletoni shërbimet:

Këto shërbime janë në dispozicion vetëm për llojet e personave juridik për të cilët rregullativa ligjore lejon një përfundim (ndërprerje) të tillë.

Përfundimi i një personi juridik mund të ndodhë edhe si rezultat i:

Përmes shkëmbimit sistematik të mëtejshëm të të dhënave, çdo ndryshim i të dhënave në RQRMV evidentohen edhe në:

  Për më shumë informacionе mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit për fazat e ndryshme të likuidimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më tepër, Regjistri Qendror bën regjistrimin edhe të personave të tjerë juridik. Kjo perfshin:

Formulari i mëposhtëm mundë të përdoret për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni rregullativën përkatëse ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.