Të nderuar,
Kyquni me emrin tuaj përdorues dhe fjalëkalimin, zgjidhni seksionin me sistemet e disponueshme ku keni akses dhe hapni aplikacionin për paraqitje elektronike të llogarisë vjetore.
Për informacione të tjera në lidhje me paraqitjen e llogarive vjetore, mund të informoheni në këtë link.
Në bazë të regullativës ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, personat juridikë janë të obliguar të mbajnë kontabilitet dhe skemat e bilancit t'i dorëzojnë në Regjistrin e llogarive vjetore në Regjistrin Qendror.
Dorëzimi elektronik i llogarisë vjetore bëhet përmes sistemeve të RQRMV, ku paraqitësi mund të jetë menaxheri i shoqërisë tregtare ose kontabilist/kontabilist i certifikuar.
Për dorëzimin e llogarisë vjetore plotësohen formularët e nevojshëm dhe më tej bashkangjiten shënimet shpjeguese ose njoftimi për asnjë aktivitet kryer, ku plotësohet vetëm bilanci i gjendjes. Parakusht është instalimi i shtesës(zgjerimit) për nënshkrimin dixhital të dokumenteve XML si dhe një certifikatë dixhitale e vlefshme. Dorëzimi mund të bëhet përmes njërit ngashfletuesit e më mëposhtëm:
• Google Chrome, versioni minimal 29 ose më i ri
• Opera, versioni minimal 16 ose më i ri
• Mozilla, versioni minimal 52 ose më i ri
• Microsoft Edge
Më shumë informacion rreth shërbimit, si dhe tarifës, dokumenteve dhe kushteve të kërkuara mund të gjenden në udhëzimet e detajuara, udhëzimet dhe procedurat e përdorimit.
Madhësinë e subjektit mundë ta kontrolloni në këtë lokacion.
Kontrollimin e korrektësisë të strukturës së skedarit XML mundë ta bëni këtë lokacion.
VËMENDJE: Tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj janë të detyruar të dorëzojnë në mënyrë elektronike (nuk ka mundësi për dorëzim në formë të letrës).