Dorëzimi i llogarisë vjetore të konsoliduar të shoqërive tregtare, bankave, shoqërive të sigurimit dhe institucioneve tjera financiare bëhet ne përputhje me Ligjin për shoqërit tregtare.
Shoqërit tregtare të cilat kanë ndikim mbizotëruese në nji ose më shumë shoqëri, për çdo vit përpilojnë dhe publikojnë llogari vjetore të konsoliduar dhe raport financiar të konsoliduar dhe të njejtat janë të obliguar që në përputhje me regullativën ligjore në afatin e përcaktuar me ligj ti dorëzojnë deri te Regjistri i llogarive vjetore. Në bazë të të dhënave janë përfshirë grupe tjera të subjekteve: sektori jofinansiar, sektori finansiar dhe shoqëritë e sigurimeve. Subjektet e mesme dhe të mëdhaja dorëzojnë vetëm në formë elektronike, përderisa subjektet mikro dhe të vogla kanë mundësi të dorëzojn llogari vjetore të konsoliduar dhe në formë të letrës.
Dorëzimi i llogarisë vjetore të konsoliduar në formë elektronike bëhet përmes sistemeve te RQRMV. Dorëzues i llogarisë vjetore të konsoliduar mundë të jetë menaxheri ose kontabilisti/kontabilist i çertifikuar, i cili duhet të pranon në formë elektronike, autorizim për dorëzim të llogarisë vjetore të konsoliduar, i cili posedon certifikat dixhitale në emrin e tij. Parakusht është instalimi i shtesës(zgjerimit) për nënshkrimin dixhital të dokumenteve XML si dhe një certifikatë dixhitale e vlefshme. Dorëzimi mund të bëhet përmes një prej shfletuesve të mëposhtëm:
Më shumë informacion rreth shërbimit, si dhe tarifës, dokumenteve dhe kushteve të kërkuara mund të gjenden në udhëzimet e detajuara, udhëzimet dhe procedurat e përdorimit.
Madhësinë e subjektit mundë ta kontrolloni në këtë lokacion.
Kontrollimin e korrektësisë të strukturës së skedarit XML mundë ta bëni këtë lokacion.