Vëmendje: Për një subjekt mund të ketë më shum dorëzues të autorizuar te cilët kan autorizim për të dorëzuar fletëparaqitje.
Në rast të çlajmrimit të padëshiruar nga sistemi i regjistrit të pronarëve të vërtetë (mbyllje e drejtpërdrejtë e shfletuesit në të cilin punon dhe të ngjajshme.) nga ana e ndonjërit prej dorëzuesëve, dhe për arsye të mbrojtjes të të njejtit subjekt, sistemi pamundëson përpunim të më tutjeshëm të fletëparaqitjes, apo ndryshe nuk lejon të vazhdohet me dorëzimin e fletëparaqitjes nga dorëzues tjetër përderisa dorëzuesi i cili në menyrë të padëshiruar është çlajmruar dhe përsëri nuk është kyçur në sistem.
Sistemi jep mesazh të përshtatshëm se fletëparaitja është e „mbyllur“ për arsye se dorëzues tjetër punon në të njejtën.
Në rastet kur dorëzuesi i cili padëshirë çlajmrohet nga sistemi dhe i është marë autorizimi dhe dorëzues tjetër është autorizuar të dorëzoj fletëparaqitje për subjektin, për tu mundësuar puna e mëtutjeshme dhe dorëzimi i fletëparaqitjes, duhet që dorëzuesi të drejtohet tek Regjistri Qendror në e-mail adresën elektronike RVS@crm.org.mk
Regjistrimi i pronarit të vërtetë paraqet shënim i të dhënave për pronar të vërtetë të përcaktuar më parë te subjekti juridik, përmes përcaktimit të treguesit/indikatorit të pronësisë, me çka shërbimi i referohet shënimit fillestar të pronarit të vërtetë dhe çdo ndryshim i të njejtit.
Subjektet juridike janë përgjegjëse për saktësinë, përshtatshmërinë dhe përditësimin/azhurnimin e të dhënave të shënuara në Regjistër. Të dhënat për pronar të vërtetë shënohen vetëm për subjekte juridike për të cilat ekziston detyrim ligjor për ta evidentuar pronarin e vërtetë. Regjistimi zbatohet vetëm në menyrë elektronike, përmes internetit dhe atë
• Në mënyrë të pavarur, nga ana e personit të autorizuar për të përfaqësuar personin juridik ose
• Përmes një personi tjetër, të autorizuar nga subjekti juridik për të dorëzuar fletëparaqitje në Regjistër.