Regjistrimi i ndryshimit i të drejtës së lizingut mbi sendet e luajtëshme dhe të paluajtëshme

Procedura e regjistrimit të ndryshimit të së drejtës së lizingut në Regjistrin e Lizingut paraqet mënyrën e ndryshimit të së drejtës së lizingut të regjistruar më parë në sendet e luajtshme dhe të paluajtshme. Regjistrimi i ndryshimit bëhet në bazë të një aneks marrëveshje të lizingut, të solemnizuar ose të noterizuar, së bashku me dokumentet shoqëruese.

Është përgjegjësi e Lizingdhënësit të dorëzon kërkesën për regjistrim, ndryshim ose fshirje në Regjistrin e Lizingut. Gjithashtu, lizingdhënësi dhe lizingmarrësi kanë mundësinë të autorizojnë Noterin për procedurën e regjistrimit.

Vëmendje: Nëse jeni Noter ose Lizingdhënës, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbimin „Ndryshimi i Lizingut (Udhëzime pë Noterin dhe Lizingdhënësin)“. Nëse dëshironi të merrni informacione nga Regjistri i Lizingut, drejtohuni te seksioni "Shërbime të ngjashme" më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.