Regjistrimi i ndryshimit të marrëveshjes për shitje të sendeve të luajtshme duke ruajtur të drejtën e pronësisë

Procedura për ndryshim të marrëveshjes për shitje të sendeve të luajtshme duke ruajtur të drejtën e pronësisë në Regjistër paraqet mënyrën e ndryshimit të marrëveshjes të regjistruar më parë  për shitjen e sendeve të luajtshme duke ruajtur të drejtën e pronësisë.

Dorëzimi për regjistrim të ri e bën Noteri ose person tjetër i autorizuar nga Noteri mbi bazën e marrëveshjes në formë të aktit notarial ose solemnizimit, bashkë me dokumentet tjera shoqëruese.

Vëmendje: Nëse jeni Noter, referojuni udhëzimeve përkatëse në shërbim „Ndryshimi i shitjes duke ruajtur pronësinë (udhëzime për Noterin)“. Nëse dëshironi të merni informacion nga Regjistri për shitje të sendeve të luajtshme duke ruajtur të drejtën e pronësisë, drejtohuni te seksioni „Shërbime të ngjashme” më poshtë në të dhënat nga ky shërbim dhe zgjidhni llojin e duhur të informacionit.