Qasje tek informacionet e disponueshme nëpërmjet internet Sistemit Shpërndarës
Nëpërmjet Internet Sistemit Shpërndarës , 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, janë të disponueshme të dhënat e regjistruara në regjistrat e RQRMV-së, të cilat mund të merren në formë të letrës ose vërtetim elektronik ose informacion. Sistemi Shpërndarës mundëson përdorimin e një pakete shërbimesh të RQRMV-së bazuar në një model të parapaguar ku mjetet e paguara shfrytëzohen për të porositur produktet nga ana e një ose më shumë palë të lidhura.
Produktet e mëposhtme janë në dispozicion përmes Internet Sistemit Shpërndarës:
- Gjendja aktuale e subjektit të regjistruar (të dhënat e vlefshme të subjektit të regjistruar në momentin e kërkimit);
- Historiku i subjektit të regjistruar (ndryshimet e bëra të subjektit gjat regjistrimit duke filluar nga 01.01.2006);
- Dokumente të skanuara të subjektit të regjistruar (shënime të skanuara nga aktet e subjektit të regjistruar që janë regjistruar pas 01.01.2006, dmth. Kur dhe ku është bërë ndryshimi pas 01.01.2006);
- Llogaritë bankare të subjektit të regjistruar;
- Deklaratë e shkurtër nga llogaritë vjetore (lloji i punës 450)
- Vërtetim nga procedura e falimentimit;
- Vërtetim nga procedura e likuidimit;
- Vërtetim për veprimtarinë afariste e regjistruar;
- Informacion mbi një vendim të gjykatës penale;
- Vërtetim për dënim ndihmës të personit juridik - ndalim i përhershëm i kryerjes së veprimtarisë të caktuar;
- Vërtetim për sanksion të kundërvajtes - ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës - (për person fizik brenda personit juridik);
- Vërtetim për sanksion të kundërvajtes - ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës - (për person juridik);
- Vërtetim për sanksion të kundërvajtjes - ndalim i përkohshëm për të kryerjen veprimtarisë së caktuar të personit juridik;
- Vërtetim për dënim ndihmës të personit juridik - ndalim i përkohshëm për kryerjen e aktivitetit të caktuar;
- Vërtetim për dënim ndihmës të personit juridik - ndalim për të marrë pjesë në procedurat për thirrje publike, dhënie të kontratave për furnizime publike dhe kontrata të partneritetit publiko-privat;
- Raport nga bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit – subjekt i sapothemeluar;
- Raport nga bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit – të tjera;
- Raport nga bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit;
- Listë e përpunuar nga llogarija vjetore (për llojin e punës 450 dhe 550);
- Vërtetim i pengut dhe lizingut;
- Vërtetim i pengut, lizingut, fiduciarit dhe shitjes;
Vëmendje: Dokumentet e porositura përmes Sistemit Shpërndarës mund të merren në afat prej 7 ditë.