Kërkesë për themelim dhe regjistrim në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë (udhëzime për Agjentin e Regjistrimit)

Vëmendje: Këto udhëzime janë të dedikuara për Agjentët e Regjistrimit. Nëse nuk jeni Agjent i Regjistrimit, shihni udhëzimet përkatëse në shërbimet Regjistrim i subjektit përmes Agjentit të Regjistrimit“ ose„Regjistrim i pavarur i subjektit“ (në varësi të mënyrës që dëshironi të dorëzoni).

Në varësi të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim mundëson që Agjentët e Regjistrimit të dorëzojnë në mënyrë elektronike përmes internetit, pa vizituar zyrat e RQRMV. Për dorëzim elektronik, duhet të siguroni një certifikatë dixhitale. Listën e plotë e lëshuesve të certifikatave dixhitale të pranueshme për RQRMV mundë ta gjeni në këtë  lokacion.

Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit sipas ligjeve është e mundur vetëm për lloje të caktuara të subjekteve dhe për një lloj të caktuar të dorëzimit, sipas autorizimeve që i posedon agjenti i regjistrimit.

Për rishikim të metodave të mundshme të paraqitjes në varësi nga lloji i subjektit, shikoni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Bëra Shpesh më poshtë në detajet e këtij shërbimi.

Regjistrimi i një personi juridik (SH.P.K, SH.P.K.NJ.P Trgtar Individual, SH.A, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë paraqet shërbim të integruar që nënkupton regjistrimin e subjektit në regjistrin përkatës, si :

Për më shumë, përderisa është i përshtatshëm lloji i përzgjedhur i subjektit dhe forma e tij, aplikuesi nëse dëshiron mund të zgjedhë ne kornizën e të njejtës procedurë të:

Para se të dorëzoni kërkesë për themelim, këshilloheni të kontrolloni dhe rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin  „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.

Për më shumë informacione mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më shumë Regjistri Qendror bën regjistrimin e personave të tjerë juridikë. Kjo perfshin:

Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:

Për më shumë informacione, shihni regullativën ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.