Vëmendje: Këto udhëzime janë të dedikuara për Agjentët e Regjistrimit. Nëse nuk jeni Agjent i Regjistrimit, shihni udhëzimet përkatëse në shërbimet „Regjistrim i subjektit përmes Agjentit të Regjistrimit“ ose„Regjistrim i pavarur i subjektit“ (në varësi të mënyrës që dëshironi të dorëzoni).
Në varësi të mënyrës së dorëzimit të parashikuar me ligj për lloje të ndryshme të subjekteve, ky shërbim mundëson që Agjentët e Regjistrimit të dorëzojnë në mënyrë elektronike përmes internetit, pa vizituar zyrat e RQRMV. Për dorëzim elektronik, duhet të siguroni një certifikatë dixhitale. Listën e plotë e lëshuesve të certifikatave dixhitale të pranueshme për RQRMV mundë ta gjeni në këtë lokacion.
Dorëzimi përmes agjentit të regjistrimit sipas ligjeve është e mundur vetëm për lloje të caktuara të subjekteve dhe për një lloj të caktuar të dorëzimit, sipas autorizimeve që i posedon agjenti i regjistrimit.
Për rishikim të metodave të mundshme të paraqitjes në varësi nga lloji i subjektit, shikoni përgjigjet në pjesen e Pyetje të Bëra Shpesh më poshtë në detajet e këtij shërbimi.
Regjistrimi i një personi juridik (SH.P.K, SH.P.K.NJ.P Trgtar Individual, SH.A, Shoqatat, Fondacionet, etj.) në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave të tjerë Juridikë paraqet shërbim të integruar që nënkupton regjistrimin e subjektit në regjistrin përkatës, si :
Për më shumë, përderisa është i përshtatshëm lloji i përzgjedhur i subjektit dhe forma e tij, aplikuesi nëse dëshiron mund të zgjedhë ne kornizën e të njejtës procedurë të:
Para se të dorëzoni kërkesë për themelim, këshilloheni të kontrolloni dhe rezervoni emrin e dëshiruar të subjektit duke përdorur shërbimin „Kontrollim dhe rezervim i emrit“.
Për më shumë informacione mbi llojet më të zakonshme të subjekteve dhe mënyrën e dorëzimit, më poshtë zgjidhni llojin e subjektit për të cilën jeni të interesuar. Për më shumë Regjistri Qendror bën regjistrimin e personave të tjerë juridikë. Kjo perfshin:
Formularët e mëposhtëm mund të përdoren për këto lloje të subjekteve:
Për më shumë informacione, shihni regullativën ligjore ose drejtohuni tek përfaqësuesit e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.