KUMTESË PËR FILLIMIN E PROCEDURËS PËR FSHIRJEN E SHOQËRIVE TREGTARE DHE TREGTARËVE INDIVIDUAL PËR TË CILËT DREJTORIA E TË HYRAVE PUBLIKE NË PROCEDURË NË ZBATIM TË NENIT 477 dhe 477a TË LIGJIT PËR SHOQËRI TREGTARE, ME AKTVENDIM VËRTETON STATUSIN E SUBJEKTIT SI SUBJEKT JOAKTIV TRE VITE ME RADHË
Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas nenit 552-a të Ligjit për shoqëri tregtare (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 28/04, 84/05, 25/07, 87/08, 42/10, 48/10, 24/11, 166/12, 70/13, 119/13, 120/13, 187/13, 38/14, 41/14, 138/14, 88/15, 192/15, 6/16, 30/16, 61/16,64/18, 120/18,, dhe Gazeta zyrtare e RMV nr. 290/20, 215/21, 99/22) shpallë/publikon listë të tregtarëve individual dhe shoqërive tregtare për të cilët Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut zbaton procedurën për fshirje sipas nenit 477 dhe 477a nga i njejti Ligj, për të cilat Drejtoria e të Hyrave publike me Aktvendim vërteton statusin e subjektit si subjekt joaktiv tre vite me radhë.
Lista e subjekteve e publikuar në ueb/internet faqen oficiale të Regjistrit Qendror.
Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut njikohësisht ju bën thirje përfaqësuesëve ligjor, apo personat dhe organet drejtuese të autorizuara, përfaqësimi dhe mbikëqyrja e subjektit, themeluesëve, si dhe kreditorëve (dorëzuesëve të autorizuar) në lidhje me subjektet të përfshirë në këtë listë, në afat prej një viti nga data e shpalljes/publikimit të subjekteve në këtë kumtesë, të dorëzojnë propozim për falimentim sipas Ligjit për falimentim ose propozim për likuidim sipas Ligjit për shoqëritë tregtare, dhe për atë ta njoftojë me shkrim Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nëse në afat prej një viti nga data e shpalljes/publikimit të subjekteve ne këtë kumtes, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk merr njoftim me shkrim për propozimin e dorëzuar për likuidim, apo propozim për hapje të procedures së falimentimit nga ana e dorëzuesit të autorizuar, subjketin e fshinë dhe fshirjen e shpallë në ueb/internet faqen e sajë.
Nëse për subjektet nga lista është evidentuar njoftim me shkrim për dorëzim të propozimit për likuidim, apo propozim për hapje të procedures së falimentimit nga ana e dorëzuesit të autorizuar, në afat prej një viti nga skadimi i afatit nga paragrafi paraprak, Regjistri Qendror nuk merr aktvendim për hapje të procedures së falimentimit, apo nuk është hapur procedur për likuidim, subjektin e fshinë dhe fshirjen e shpallë/publikon në ueb/internet faqen e sajë.
Lista e subjekteve joaktive tre vite me radhë – 2018, 2019, dhe 2020
Lista e subjekteve joaktive tre vite me radhë – 2019, 2020, dhe 2021
Data e shpalljes – 15.02.2024