Njoftim për përmirsimin e Sistemit Shpërndarës të Regjistrit Qendror

Të nderuar Shfrytëzues,

Ju njoftojmë se Sistemi Shpërndarës është lëshuar në përdorim për Shfrytëzues të jashtëm.
 

Sistemi i Ri Shpërndarës ka një ndërfaqe të re moderne të shfrytëzuesit dhe funksionalitete të reja, të cilat mundësojnë:


• Përvojë e përmirësuar e shfrytëzuesit dhe shfrytëzim i shërbimeve nga çdo pajisje (kompjuter desktop, laptop, tablet, telefon të mençur).
• Krijim dinamik i pakove të informacioneve nga ana e shfrytëzuesëve, me ulje në sasi dhe mundësinë e shfrytëzimit të pakove në një periudhë të caktuar kohore.
• Mundësi për porositjen e dokumenteve në formë të shkruar duke dorëzuar në adresë të shtëpisë.
• Instalim i një vule të përkohshme elektronike të kualifikuar dhe kod QR në dokumentet e nënshkruara elektronikisht, ku mundëson një vlefshmëri më të gjatë të dokumentit (edhe pas skadimit të certifikatës për nënshkrim), si dhe mundësinë për kontrollim të dokumenteve elektronike të lëshuara.
 

Të gjithë shfrytëzuesit ekzistues do të kenë akses/qasje në Sistemin e Shpërndarjes si shfrytëzues të rregullt.
Gjatë implementimit të verzionit të ri të Sistemit Shpërndarës janë marrë parasysh komentet dhe sugjerimet tuaja të dhëna si propozime për përmirësimin e shërbimeve të Regjistrit Qendror.
Është duke u përgatitur edhe një verzion që do të mundësojë produkte të reja - informacione/vërtetime në formë elektronike.
Për më shumë informacione dhe ndihmë për shfrytëzimin e sistemit, Ju qëndrojmë në dispozicion. Hapat e detajuar për punë në sistem janë shpjeguar edhe në Udhëzues për shfrytëzim të Sistemit Shpërndarës.
 

Faleminderit për kontributin në përmirësim të shërbimeve!

+389 78 490940 
+389 2 3228291
marketing@crm.org.mk